LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 11:58

Ledri Vula zbulon arsyen pse i bën klipet bardhezi

Ledri Vula zbulon arsyen pse i bën klipet bardhezi

Reperi Ledri Vula, zbulon arsyen pse në klipet “100 Probleme”, “SRMN”, “Ni gotë për ty”, “Kings” dhe më e fundit “TTZ”, dominojnë ngjyrat bardhezi.

Megjithatë deri më tani nuk e kemi ditur arsyen përse këngëtari e ka bërë këtë zgjedhje. Në një intervistë ai ka treguar se ngjyrat gjithmonë evolojnë, ndërsa e bardha dhe e zeza jo. “Çdo vit kemi një të kuqe më të kuqe, një të kaltër më të kaltër, por ende nuk kam parë një version më të mirë të ngjyrës së zezë apo një të bardhë akoma më të bardhë”, – ka thënë Ledri.