LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 16:00

Ja si të largoni lodhjen nga fytyra me miell misri!

Ja si të largoni lodhjen nga fytyra me miell misri!

Fytyra është vendi ku shfaqet më shpejt lodhja pas një ditë të gjatë pune ose pas një nate me pak gjumë apo me një gjumë të parehatshëm.

Ndërkohë që fytyra është një nga pjesët e trupit, për të cilat duhet të kujdesemi sa më shumë dhe të përpiqemi të shmangim rrudhat që mund të krijohen.

Një nga arsyet e shtimit të rrudhave në fytyrë është edhe lodhja dhe mënyra më e mirë për ti shmangur ato, është maska me miell mistri. Pas qëndrimit gjithë ditën në zyrë ose në hapësira të mbyllura, fytyra e ka të nevojshme një trajtim intensiv për t’ju kthyer normalitetit.

Për të larguar lodhjen nga fytyra përgatitni një piling natyral, përzini dy lugë miell mistri me një të bardhë veze dhe pas aplikimit në fytyrë lëreni të qëndrojë 15 minuta.

Por kujdes, fytyrën duhet ta pastroni me ujë të ngrohtë duke e masazhuar me lëvizje të lehta dhe kurrsesi të përdorni ujë të ftohtë për ta pastruar, pasi uji i ftohtë mund të bëj që të sjellë aknet në fytyrën tuaj. Për jo më shumë se 1 jave përdorimi të këtij trajtimi, do ta shikoni edhe vetë ndryshimin.