AKTUALITET, 1 Janar 2018, 10:46

Fotolajm/ Kryeministri Rama natën e ndërrimit të viteve, ja si e ka pritur

Mëngjesin e 1 Janarit, Kryeministri Rama ka uruar përmes një statusi në FB, Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Rama ka zgjedhur të postojë në urimin e tij edhe një fotografi familjare në të cilën shihet me Zahon, Grigorin, Lindën dhe vajzën e saj teksa të pozicionuar  nga një tarracë shohin fishekzjarret në qiellin e Tiranës.

Kuptohet që familja Kryeministrore nuk ka dalë në shesh, pasi zonja Rama është e veshur shumë lehtë për këtë stinë, çka na bën të besojnë që ata duhet të kenë festuar në ndonjë nga lokalet e kryeqytetit, ku kanë patur mundësinë të kenë edhe pamjen e fishekzjarreve.