TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve.
Kjo është hera e 15-të për vitin 2019 që në shkollat amerikane hapet zjarr dhe ka humbje jete, sipas CNN.
Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë thellë në shkollë dhe ishin angazhuar me armë në dy pozicione të ndryshme, duke qëlluar dy klasa me nxënës.
Një 18-vjeçar u shpall i vrarë në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën. Ai ishte përpjekur ta ndalonte agresorin.
Një nga sulmuesit ishte ndaluar dhe çarmatosur nga një tjetër nxënës.
Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Motivi mbetet ende i paqartë.
Një prej agresorëve që qëlloi mbi nxënësit
18-vjeçari që ndaloi njërin prej agresorëve
18-vjeçari që humbi jetën teksa përpiqej të ndalonte agresorin
