TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajaksi zhvilloi në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League kundër Tottenhamit. Ishte një gjysmëfinale dramatike, ku Tottenhami përmbys jo vetëm humbjen në Londër, por edhe dizavantazhin 2-0. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Ajaksit. De Ligt në minutën e 5-të dhe Ziyech në të 36’ ishin autorët e golave. Në pjesën e dytë, në një kundërsulm të anglezëve, Lucas Moura në minutën e 55-të shënon, duke rihapur takimin.
Braziliani shënon sërish pas një rrëmuje në zonë në të 59’, duke bërë gjithçka emocionuese. Në fund, në minutën e 95-të, Lucas Moura bën surprizën e madhe, duke shënuar golin e tretë.Festë te Tottenhami, lot e zhgënjim tek Ajaksi. Finalja e madhe e Championsit do jetë Liverpool-Totenhem. Tre gola nga Lucas Moura, i cili u vlerësua me notën maksimale, 10.
Shihni vlerësimet në tabelën e mëposhtme.