AKTUALITET, 8 Maj 2019, 21:42

Xhixho: Të gjithë jemi në burg sot në Shqipëri. Beteja jonë e përditshme nuk do të ndalet

Xhixho: Të gjithë jemi në burg sot në Shqipëri. Beteja


Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe dhunimin e banorëve të Unazës së Re nga policia.

Xhixho ka shkruar se të gjithë jemi në burg sot në Shqipëri. Beteja jonë e përditshme nuk do të ndalet.

POSTIMI:

Të gjithë jemi në burg sot në Shqipëri. Dhunohen dhe arrestohen banorët e Unazës së Re që protestonin për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga ky Kryeministër që ka frikë të përballet me ta është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Arrestohet dhe dhunohet një ish-deputet, Klevis Balliu me urdhër të z.Rama vetëm se mbështet protestën e banorëve, nënave e grave, fëmijëve të gjendur mes katër rrugëve. Dhe nuk arrestohen ata që vjedhin 40 milion euro në projektin e Unazës së Re apo kriminelët e bandat që blejnë votat, varfërinë e lirinë tonë. Mendon se trembemi, aspak përkundrazi jemi përballë kësaj qeverie kriminale më të bindur dhe më të fortë se kurrë. Pasi askush nuk ja fal këtij Kryeministri që ka kthyer Shqipërinë në burg. Beteja jonë e përditshme nuk do të ndalet, ndaj në 11 Maj të gjithë bashkë për ta kthyer Shqipërinë përsëri në shtëpinë tonë.