TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Mbrotjes përmes një njoftimi në faqen zyrtare, bën me dije se nesër në orën 12:45 pritet të mbëërijë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jëtën 2 ditë më parë gjatë një misioni në Letoni.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ceremonia e pritjes do të oragnizohet në bazën ajrore të Farkës, aty edhe nisi misioni i së ndjerës.
” Neser ne oren 12.45 ne bazen ajrore te Farkes do te organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete te nentetares Zarife Hasanaj. Sinjali do te shperndahet permes transmetimit satelitor. Frekuenca do ju behen me dije neser. Nderkohe, te Premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillojen homazhet per nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte te shtetit, po te Pallati i Kongresese“, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Dy ditë më parë një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.