AKTUALITET, 9 Maj 2019, 08:54

Sot mbërrin në atdhe trupi i ushtarakes që humbi jetën në Letoni


Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në faqen zyrtare, bën me dije se sot në orën 12:45 pritet të mbërrijë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën 2 ditë më parë gjatë një misioni në Letoni.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ceremonia e pritjes do të organizohet në bazën ajrore të Farkës, aty edhe nisi misioni i së ndjerës.

Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

Njoftimi i MM:

Sot ne oren 12.45 ne bazen ajrore te Farkes do te organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete te nentetares Zarife Hasanaj. Sinjali do te shperndahet permes transmetimit satelitor.

Frekuenca do ju behen me dije neser.

Nderkohe, te Premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillojen homazhet per nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte te shtetit, po te Pallati i Kongresese.