AKTUALITET, 8 Maj 2019, 22:40

Video/ Moura i jashtëzakonshëm: dy gola në katër minuta për Tottenham

Video/ Moura i jashtëzakonshëm: dy gola në katër minuta


Tottenham nuk kishte hequr dorë nga ndeshja, pavarësisht se ishte në disavantazh të tre golave në total.

Hyrja e Llorente ka ndryshuar ekulibrat dhe ka ekzaltuar brazilianin Lucas Moura. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 55, duke përfituar nga një asist spektakolar i Delle Ali, për të thyer me finesë Onana.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/ajax-2-1.mp4"][/video]

Ajax e ndjeu goditjen dhe humbi qetësinë, duke i dhënë mundësinë Moura të vallëzojë në zonën e hollandezëve, katër minuta më vonë. Braziliani ka gjetur golin e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 59, e tani anglezët janë një gol larg kualifikimit për në finale.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/ajax-2-2.mp4"][/video]