AKTUALITET, 8 Maj 2019, 22:54

Sanitarja denoncon drejtoreshën: Më pushoi nga puna padrejtësisht, e ka kthyer insitucionin në pronën e saj


Adelina Loloci është një punonjëse sanitare pranë konviktit Trajtim Studenti të Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër e cila ka denoncuar drejtoreshën drejtoreshën e këtij institucioni, Doriana Demo për pushim të padrejtë nga puna.

Përmes disa reagimeve në faqen e saj në Facebook, Adelina Loloci pretendon se drejtoresha e ka larguar nga puna si sanitare për të favorizuar njerëz të saj.

Sipas asaj që shkruan Loloci, nga drejtoresha Demo i është thënë se motivi i largimit nga puna lidhet me shkurtimin e pozicionit të saj, por kjo arsye i duket jo e vërtetë.

Ajo punonte në Ndërmarrjen e Trajtimit Studentor Gjirokastër prej gati 5 vitesh. Më poshtë reagimi i saj i plotë.