AKTUALITET, 8 Maj 2019, 21:40

Mogherini çon Ramën në "qiellin e shtatë": Reforma juaj në drejtësi, shembull për disa vende anëtare të BE-së

Mogherini çon Ramën në "qiellin e shtatë":


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europain, Federica Mogherini, e cila po përjeton ditët e saj të fundit në këtë detyrë, ka mbajtur një fjalim, që do ta kishte patur zili edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.

Mogherini, veç të tjerave, ka vlerësuar me superlativa reformën në drejtësi, duke thënë se ajo është e paprecedentë dhe se shërben si shembull edhe për disa vende anëtare të Bashkimit Europian (!)

"Ajo që është arritur tashmë me reformën në drejtësi, mbetet e paprecedentë, jo vetëm në këtë rajon. Ju shpesh ua thoni këtë kolegëve tanë në BE [i drejtohet Ramës] dhe unë jam tërësisht dakord me këtë, ju keni arritur, që të keni një reformë në sistemin e drejtësisë, e cila do të ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian", tha Mogherini, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, shfaqej i qeshur në krah të saj.

VIDEO:

Në fakt, reforma të cilës i referohet zyrtarja e lartë e BE-së, është një nga pikat më të errëta të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, i cili me anë të "masakrimit" të Kushtetutës, ka arritur të kapë institucionet e drejtësisë, duke paralizuar gjykatat dhe duke kapur drejtëpërdrejtë organin e akuzës, ku shkëlqen Arta Marku, kryeprokurorja e zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë, procesi i vettingut, është shoqëruar me kontestime të forta nga opozita, ku vlen të përmendet edhe vettingu i drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela,  e cila, pavarësisht problemeve me pasurinë, arriti të kalojë vettingun, duke e "njollosur" totalisht këtë proces.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

http://www.tpz.al/2019/02/05/skandali-donika-prela-njollos-vettingun-duke-u-pastruar-politikisht/