TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dramë e vërtetë, por është Champions League.
Totenhemi është kualifikuar për në finalen e madhe kundër Liverpulit, diçka që nuk mendohej pas fitores së Ajaksit në Londër dhe sidomos pas dy golave avantazh të holandezëve në pjesën e parë në Amsterdam.
Është viti i përmbysjeve të mëdha dhe pas Liverpulit të martën, e pati radhën Totenhemi t’ia dilte mbanë, duke fituar 3-2.
De Jong, fenomen, si dhe Zijesh, goditën dy herë në zemër Totenhemin, por londinezët nuk janë aq ekip i mbaruar sa të dalin nga Champion pa bërë asnjë përpjekje, në gjysmëfinale.
Për këtë arsye, në pjesën e dytë doli në pah grinta dhe tërbimi i një skuadre që i ngjan Poçetinos. Në mungesë të Herri Kejnit, yllit të sulmit, detyrën e bëri Lukas Moura, me dy gola në minutat 55 e 59.
Ajaksi thuajse në tapet, rrezikoi të pësonte sërish, por goditi edhe një shtyllë, shenjë se nuk tronditet lehtë. Megjithatë, fundi ishte dramatik, sepse Totenhemi i shkoi disa herë pranë golit të triumfit dhe nuk do ishte i pamerituar.
U duk se mbaroi, 5 minuta shtesë që kaluan dhe BUM, një pasim i bukur në zonë, aty ku Moura gjeti golin e karrierës! Çfarë drame!
Gjysmëfinale/ Champions League
Ajaks – Totenhem 2-3
De Ligt 4’, Zijesh 36′ / Moura 55′ 57′ 90+5′
[video width="854" height="476" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/ajax-1-0.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/ajax-2-0.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/ajax-2-1.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/ajax-2-2.mp4"][/video]