SPORT, 3 Gusht 2021, 10:59

FOTO/ Nejmar “tmerron” tifozët e PSG-së me transformimin e pësuar gjatë pushimeve


Ylli i PSG-së, Nejmar, është duke shijuar në maksimum pushimet, pas përfundimit të Kupës së Amerikës. Braziliani nuk po kujdeset aspak për formën e tij fizike, teksa e ka tepruar paska me ushqimin.

Në fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Nejmar duket i transformuar dhe nuk ka pikë lidhje me formën e dikurshme. O’Nei, shihet qartë që është mbipeshë, madje ka filluar të verë edhe bark.

Ky fakt ka “tërbuar” tifozët e PSG-së, teksa yllit brazilian do i duhet kohë pas rikthimit që të gjejë formën optimale.