TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rei Manaj vazhdon stërvitjen dhe fazën përgatitore me Barcelonën, por sulmuesi i Kombëtares nuk do të ketë fatin që të luajë përkrah Lionel Mesit, për të cilin mediat në Spanjë kanë bërë me dije dje se është arritur akordi për rinovimin.
Prestigjiozja “Marca” u ka dedikuar një artikull lojtarëve të Barcelonës B që Kuman i ka marrë me vete në Gjermani, mes të cilëve, elozhet i ka fituar sulmuesi kuqezi, i cili ka shënuar katër herë.
SHPRESË NGA TË RINJTË
Në artikull, saktësohet se trajneri Kuman në filozofinë e tij u beson shumë të rinjve. Në organikën e tij, dhjetë janë elementët nga akademia katalanase dhe skuadra B. Shumë prej tyre sigurisht që do të jenë në merkato dhe do të largohen sapo të ketë oferta bindëse për ta.
MANAJ MËSON TË ARDHMEN
“Marca” është e sigurt: Manaj do të largohet këtë verë. Sipas medias spanjolle, klubi ka vendosur që lojtari të largohet pasi të vijë oferta më e mirë dhe së bashku me lojtarin, po shqyrtojnë interesimet e deritanishme.
“Manaj ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, por ai dhe të gjithë e dinë mirë se sa e vështirë do të jetë që të ketë një vend në skuadër për sezonin në vazhdim. Përtej të gjithë performancës që ka zhvilluar, lojtari dhe klubi janë duke gjetur ofertën më të mirë për të ardhmen e tij dhe interesimet nuk kanë munguar”, saktëson prestigjiozja spanjolle.