SPORT, 2 Gusht 2021, 21:58

Ekipi i xhudos rikthehet në Kosovë, pritet në aeroport nga kryeministri Albin Kurti! Nora Gjakova: Medalja i takon të gjithë qytetarëve

Ekipi i xhudos rikthehet në Kosovë, pritet në aeroport nga


Ekipi kombëtar i xhudos në Kosovë është kthyer në atdhe mbrëmjen e sotme. Ata janë pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti.

Sportistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat morën medalje ari në lojërat olimpike u pritën me një ceremoni shtetërore në aeroport.

Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e cuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Kampionet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.

“Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova.

Ndërsa Krasniqi tha se derisa do t’i gëzojmë këto fitore “shpresojmë se nga Parisi 2024 do të kthehemi me më shumë medalje”.