SPORT, 2 Gusht 2021, 20:47

Zyrtare/ Dashuria me Juventusin vazhdon, kapiteni edhe dy vite bardhezi

Zyrtare/ Dashuria me Juventusin vazhdon, kapiteni edhe dy vite bardhezi

Tani është zyrtare, Giorgio Chiellini do të vijojë të luajë dhe veshë fanellën e Juventusit edhe për dy sezone të tjera. Siç ishte lajmëruar nga mediet italiane gjatë ditës së sotme, kapiteni ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë deri në 2023. Qendërmbrojtësi i njohur italian është pjesë e Juventusit prej vitit 2005 dhe gjatë këtyre viteve ka fituar plot 20 trofe. 36-vjeçari ëndërron triumfin në Champions League me klubin italian dhe pjesëmarrjen me Italinë në Botërorin Katar 2022. Chiellini, i cili mban shiritin e kapitenit edhe tek ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të Euro 2020.