SPORT, 2 Gusht 2021, 18:00

Magjia në “Camp Nou” vazhdon, Messi edhe pesë vite me Barcelonën

Magjia në “Camp Nou” vazhdon, Messi edhe pesë vite me
Rinovimi i Leo Messit me Barcelonën është shumë afër. Akordi është arritur dhe ka mbetur për t’u zgjidhur vetëm një gjë e fundit përpara zyrtarizimit. Sport.es shkruan se ylli i ekipit katalanas do të rinovojë për pesë vite e ardhshme, teksa ka pranuar të reduktojë rrogën në masën 50%. Presidenti Joan Laporta duhet të formalizojë reduktimin e rrogave nga pjesa tjetër e skuadrës, për të shkuar te firma me kapitenin dhe yllin e ekipit. Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmën mbi kontratën e re me klubin e jetës.