SPORT, 2 Gusht 2021, 16:46

Atletja hollandeze rrëzohet në start të garës, por në fund bën mrekullinë që askush nuk e priste

Atletja hollandeze rrëzohet në start të garës, por në

Atletja hollandeze Sifan Hassan zhvilloi një garë të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Në start të garës 1500m vrap, Hasan u rrëzua në tokë teksa konkurrentet e tjera u shkëputën afërsisht 25 metra, shpresat dhe ëndrrat e kampiones për lavdi olimpike u shuan, ose kështu menduan të gjithë.

Por, holandezja rimori fuqi dhe nisi një vrapim të fuqishëm ku pak para finishit e pa veten mes 5 më të mirave, por sforcoja e fundit e renditi të parën në baterinë A duke u kualifikuar për në finalen e madhe të garës së 5000 metrave.

Fituesja e katër herë e kampionatit botëror lindi në Adama, Etiopi, por iku në Holandë si refugjate kur ishte 15 vjeç dhe u bë qytetare holandeze në vitin 2013.

Motrat kanadeze Gabriela Debues-Stafford dhe Lucia Stafford gjithashtu u kualifikuan në finale.