TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas largimit të Petkoviç, Zvicra ka mbetur pa trajner, teksa është hedhur në sulm për të gjetur timonierin e ri, që do të drejtojë kombëtaren helvete. Ndërkohë ditët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Bernard Shaland, trajneri aktual i Kosovës.
Sipas mediat zvicerane “Nau.ch”, 70-vjeçari është në mesin e kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e Zvicrës.
Pritet që në ditët në vijim, palët të nisin bisedat e para personale, teksa vendimi do të merret nga bordi qendror i Federatës Zviceriane të Futbollit. Vlen të theksohet fakti se në mesin e kandidatëve, është edhe një emër i madh si Arsen Venger.
Nën drejtimin e Petkoviç kombëtarja helvete arriti të zhvillonte paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian duke eliminuar Francën, teksa u eliminua nga Spanja me penallti në çerekfinale.