SPORT, 2 Gusht 2021, 18:50

Fitoi medaljen e argjendtë, sportistja amerikane bën gjestin që mund ti kushtojë shtrenjtë

Fitoi medaljen e argjendtë, sportistja amerikane bën gjestin që

Raven Saunders, sportistja nga SHBA fitoi medaljen e argjendë në hedhjen e gjyles.

Pasi preku podiumin, Saunders kryqëzoi krahët në formën e një kryqi.

“Është një gjest në favor të të gjithë njerëzve të shtypur”, shpjegoi sportistja.

Ky akt mund të çojë në një sanksion. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i lejoi atletët të shprehen për çështje politike ose sociale duke iu drejtuar mediave, para dhe pas konkursit.

Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik nuk dha lejen që sportistët të reagonin gjatë ceremonisë së medaljeve.

“Ne duhet të kuptojmë plotësisht atë që ka ndodhur për të marrë një vendim.

Ne jemi në kontakt me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu me Atletikën Botërore, dhe tani po shqyrtojmë hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim,” tha zëdhënësi i IOC, Maark Adams.

Saunders është shumë e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e komunitetit LGTBI, ajo dëshiron të përfaqësojë njerëz në të gjithë botën që luftojnë dhe nuk kanë platformën për të folur për veten e tyre.

Ajo nuk shqetësohet për atë që mund të thotë IOC:

“Në fund të ditës, gjëja e rëndësishme është të bërtas mbi të gjithë njerëzit e mi me ngjyrë, në të gjithë komunitetin LGBTI.” Përfundon 25-vjeçarja.