AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 21:07

FOTO/ Makina tenton të përplasë një nënë me fëmijën, kalimtari i del para

FOTO/ Makina tenton të përplasë një nënë me

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, te bulevardi i ri i në Yzberisht, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Sipas asaj që transmeton AbcNews ka qenë një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

Në këtë moment bëhet me dije se kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes.

Ai është transportuar me urgjencë në spital ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.