AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 22:45

Fotoja që përloti botën, 5-vjeçarja shpëton motrën 7-muajshe nën rrënoja

Fotoja që përloti botën, 5-vjeçarja shpëton

Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluza nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri. Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluza, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.

Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib pas bombardimeve qeveritare të së mërkurës.

Përpara se t’i ndihmonte, gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi një familjen të bllokuar në rrënoja ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha.

Pak momente më vonë ndërtesa u rrëzua duke plagosur vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7-muajshe.

Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat dhe u dërguan në një spital në Idlib. Por, Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.

Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl u vra gjatë bombardimeve.

Të mërkurën, 20 civilë, përfshirë 5 fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të krahinës. Sulmet ajrore ruse vranë 10 persona të së njëjtës familje, përfshirë tri fëmijë.