AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 20:38

FOTO/ Ja si i mashtron dhe i ndëshkon Rilindja qytetarët që i japin votën

Pasi ju morën votat në vitin 2017,  qytetarëve të ‘Unazës së re’ duke ju premtuar ‘legalizim falas’, sot Erjon Veliaj dhe Edi Rama, jo vetëm që po ju shkatërrojnë shtëpitë pa i shpronësuar ,por po i quajnë edhe shpellarë.

Ka qenë kreu i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, i cili ka publikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017, ku siç shihet Rilindja është votuar nga më shumë se 6 mijë banorë të ‘Unazës së Re.

Ja çfarë shkruan Malltezi:

Rilindja ha bijte e vet. Ju premtoi “Legalizim falas” por pasi i mori votat tani (1) ju bllokoi legalizimet dhe (2) po i shkaterron shtepite pa i shpronesuar vec (3) per interes te milionave per oligarket. Ja rezultati i zgjedhjeve te 2017 tek Unaza e re. Mjaft qe te mos vidhet per 1 nga 3 inceneratoret korruptive te pakerkuar-pacertifikuar-paligjshem dhe do dilnin parate per te shpronesuar me dinjitet gjithe banoret me cmim tregu.