TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është dënuar me 14 vjet burg Emiljano Shullazi.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal ndërsa Gilmando Dani është dënuar me 12 vite, e Indrit Qyqja 10 vite burg, Endri Zela 10 vjet burg, Blerim Shullazi 9 vite.
Gjykata ka kërkuar që asnjë nga të dënuarit nuk mund të përfitoje nga lirimi me kusht, duke vaujtur kështu të plotë dënimin që kanë marrë.
Pas vendimit të gjykatës, avokati i Shullazit para mediave është shprehur se akuzat janë të stisura.
“Vendimi nuk u dha i arsyetuar, fatkeqësia e kësaj gjykata është se nuk i shpëton dot presionit dhe në fushën që këta operojnë, nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale… Të gjitha akuzat ishin të stisura”, tha avokati i Shullazit.
Për Shullazin si kreu i grupit, Prokuroria kishte kërkuar në total 17 vite burgim, prej të cilave 5 ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton.
Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse.
TË DËNUARIT:
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg