TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar takimi i zëvendësministrit te Brendshëm ne Shkodër Sandër Lleshi me policinë e qarkut të Shkodrës. Për mbi dy orë Lleshi zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë.
Zëvendësministri Lleshi ka dhënë disa porosi te qarta për te gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit te organizuar, korrupsionit, kontrollet per element kriminal qe mund te levizin ne qytet por edhe nje patrullim te shtuar ne akse te ndryshme problematike.
Zëvendësministri Lleshi ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një sherbim sa më cilësor te policisë.
Gjithashtu, mes poriosive të tjera theksohet se efektivët duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët. Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshi zhvillon një takim pas marrjes së postit.