AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 18:52

“Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë”, deklarata e Veliajt i “vë flakën” protestës në Astir

“Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë”, deklarata e Veliajt i

Ndërsa protesta në unazë, ishte lënë për ditën e nesërme në orën 16:00, por deklarata e Veliajt i ka “vënë zjarrin” protestës së banorëve të “Astirit” të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, nëse nuk dëmshpërblehen në masën 100%.

Pas deklaratës së ditës së sotme të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili shprehej se “shpellarët” nuk do ta bllokojnë dot ndërtimin e “Unazës së Madhe”, ka acaruar gjendjen, ku banorët kanë dalë në rrugë, e ndryshe nga ditët e tjera, sonte u është vënë flaka gomave dhe janë hedhur shashka.

Të irrituar nga deklarata e Veliajt, banorët thërrasin në kor: “Jemi qytetar, nuk jemi shpellarë”.