AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 17:10

“Vëreni prapë b*thën kuzhiniere se m*t do ju gatuajë”, deputeti i PD-së shpërthen ndaj Veliajt

“Vëreni prapë b*thën kuzhiniere se m*t do ju

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri i ka reaguar ashpër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili ditën e sotme i është përgjigjur protestës së banorëve të Unazës së re që protestojnë prej më shumë se dhjetë ditësh, ku u shpreh se nuk tërhiqej nga projekti pasi “shpellarët” nuk do ta ndalin projektin.

Strazimiri përmes një postimi në rrjetet sociale e quan Veliajn “gen të fqlliqur” që etiketon të tjerët si shpellarë. Sipas tij Veliaj është i njëjti gen me ata që në 1944 kur zbritën në Tiranë “vranë në pragun e derës ajkën e Tiranës”.

“Vëreni prapë b*thën kuzhiniere se m*t do ju gatuajë”, shkruan ai.

Postimi i Strazimirit:

“Kur zbritën nga shpellat me opinga e poture në nëntor 1944:

– vranë në pragun e derës ajkën e Tiranës,

– nxorrën nga shtëpitë shekullore pronarët e ligjshëm dhe u futën vetë brenda megjithë morrat që kishin në trup,

– grabitën për 46 vjet rrjesht çdo pëllëmbë toke që nuk u takonte për të ndërtuar pallate për oficerët e Sigurimit…

….dhe nuk quheshkan ZAPTUES…

Përkundrazi, i njëjti gen i fëlliqur të tregon “rrënjët e ligjshme të qytetit” … dhe etiketon të tjerë si …. “shpellarë”….

Vëreni prapë b*thën kuzhiniere se m*t do ju gatuajë!!!!”, shkruan Strazimiri.