TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane, nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Siç bëjnë me dije mediat lokale, në pranga është vënë H.R., 38 vjeç, me banim në Macerata.
Hetimet e nisura që prej vitit 2017 e të koordinuara nga Prokuroria e Macerata-s, kanë zbuluar se, një prej klientëve të 38-vjeçarit ishte një studente italiane, e cila shkollohej në Universitetin e Macerata-s.
Në mungesë së parave, ajo e paguante drogën duke i ofruar shpërndarësit shqiptar, favore seksuale.
Raportohet se nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës, 38-vjeçari fitonte mijëra euro në muaj, me një klientelë prej të paktën 20 personash.
Një ditë më parë, sipas mediave lokale, ndaj shqiptarit është vendosur nga gjykata masa e arrestit me burg dhe ai ndodhet në qeli në burgun e Ankonas.