AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 17:35

Ngjarjet kriminale, Lleshi takim me Policinë e Shkodrës

Ngjarjet kriminale, Lleshi takim me Policinë e Shkodrës

Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zgjedhur Shkodrën si qytetin e parë për të zhvilluar një takim. Lleshi është takuar me drejtuesit më të lartë të policisë vendore të Shkodrës.

Sipas burimeve disa prej çështjeve që po diskutohen është goditja e kriminalitetit, zbardhja e disa ngjarjeve të bujshme si dhe shtimi i kontrolleve kudo në qytet për elementet e mundshëm kriminal.

Po ashtu pjesë e diskutimeve janë edhe punimet e reja qe po behën për ndërtimin e komisariatit të ri të Shkodrës.