AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 19:51

Manjani ‘ironizon’ Veliajn: Jemi të gjithë shpellarë

Manjani ‘ironizon’ Veliajn: Jemi të gjithë shpellarë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj etiketimeve të kreut të bashkisë, Erjon Veliaj, i cili i quajti shpellarë banorët e zonës së Astirit, të cilët protestuan duke kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave tek “Unaza e Re”.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manjani teksa përdor doza ironie, thekson se të gjithë qytetarët që e votuan Erion Veliajn në krye të Bashkisë janë “shpellarë”.

Ai shprehet se kjo thirrje duket e drejtë, pasi fajin e kanë qytetarët të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar me anë të votës.

“Po po, shpellarë jemi të gjithë ne që e votuam këtë kryetar Bashkie! Ka shumë të drejtë! Do ketë të drejtë edhe më shumë po e votuam prap”, tha ai.