TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Iu desh pak kohë, por më në fund Eros Grezda ka filluar të lërë shenjë në futbollin skocez. Mesfushori ofensiv i përfaqësueses shqiptare, shënoi dy gola e dha një asist këtë fundjavë në suksesin 7-1 të skuadrës së tij. Kaq i mjaftoi atij që të siguronte jo vetëm në vend në formacionin më të mirë të zgjedhur nga Premier Liga Skoceze, por edhe të jetë “ylli” i këtij rreshtimi ideal për ata që zbritën në fushë gjatë fundjavës.
Edhe pse skuadra e fitoi me një rezultat dominues ndeshjen, përkundrejt asaj që mund të mendohet, Grezda ishte përfaqësuesi i vetëm i Rejnxhërs në këtë rreshtim, që e bën edhe më domethënës përfshirjen e tij në listën e më të mirëve të fundjavës në Skoci. “Urime mesfushorit të Rejnxhërs Eros Grezda! Ai shënoi dy herë dhe regjistroi një asist ndërsa mundën 7-1 Modheruell të dielën, duke i siguruar vendin e ‘Yllit’ në skuadrën tonë të javës”, shkruante në rrjetet sociale vetë Liga Skoceze.
