AKTUALITET, 1 Maj 2019, 22:59

Broshura e “Air Albania”: Ushqimet të përgatitura sipas praktikave Islame


Nga Nisma Thurrje

Edi Rama,

Kjo broshurë u shpërndahet pasagjerëve të asaj që ju e quani "Air Albania" por që të gjithë e dimë se është një degë e Turkish Airlines.

Kjo broshurë, gjysma anglisht dhe gjysma turqisht, bën kontrast me emrin e linjës ajrore dhe bën me turp Lasgushin tonë, i cili librat i shkroi në shqip e jo në turqisht.

E para sepse si minimum duhet të shkruhej shqip.

E dyta sepse ne shqiptarët e kemi për nder dhe i krenohemi botës për natyrën laike të shtetit tonë dhe bashkëjetesën në harmoni mes besimeve fetare. Ndaj, një brand shqiptar, nuk mund të diferencojë ushqimet sipas fesë së dikujt, përveç rastit kur pasagjeri e kërkon veçmas një trajtim të tillë.

E treta, kjo linjë e cila supozohej të ishte low cost, në fakt i ka çmimet ose njësoj ose më shtrenjtë se linjat e tjera.

Ndaj, tani që propagandën e bëre, liket në fb i more, gazetarët e tu i shëtite, na e hiq këtë lloj njolle të pamerituar e pakërkuar nga asnjë shqiptar. Sepse çdo i huaj që ulet në ato sedilje, krijon përshtypjen e rreme se ne jemi ndonjë vilajet i Turqisë.

Shqipja e jo turqishtja është gjuha jonë e parë dhe e fundit.

Hajde!