AKTUALITET, 1 Maj 2019, 21:38

Parfume, barna dhe veshje, bien në pranga 6 biznesmenët që transportonin mallra kontrabandë

Parfume, barna dhe veshje, bien në pranga 6 biznesmenët që


Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi janë kapur duke transportuar mallra kontrabandë. Sipas uniformave blu mësohet se ata ishin të gjithë biznesmen pasi rezultonin të kishin të regjistruar NIPT.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder; D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës; I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë; D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë; M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme, parfume dhe barna mjekësore.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni antikontrabandë “Transportuesi”. Operacion nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga 6 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

• M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.

• D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, 

• K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.

• I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

• D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

• M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“ të parashikuar nga nenet 174/2 dhe 175 të Kodit Penal.