AKTUALITET, 1 Maj 2019, 22:57

Të shtëna me armë në Shkodër, 20 vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por thyen…


Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin verior të Shkodrës.

Një 20 vjeçar ka qëlluar në ajër nga shtëpia e tij pranë konviktit të shkollës veterinare,

për arsye ende të panjohura.

Policia ka shkuar në vendngjarje, duke arrestuar autorin.

Në pranga ka përfunduar Petrit Isaj. I riu po tentonte t’i arratisej policisë, por ka thyer këmbën.

Nga të shtënat me armë ka persona të tjerë të plagosur.