TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon e njëjta situatë meteorologjike në vend. Ashtu si ditët e fundit, edhe dita e nesërme pritet të jetë me reshje të dobëta shiu dhe me rebeshe në disa zona të vendit.
Sa i përket temperaturave, maksimalja do të shënohet në vendet e ulëta me 19 gradë, ndërsa minimalja në zonat malore me 1 gradë.
RESHJET
nesër (e enjte dt.02) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 19 °C
në vendet malore: 1 / 15 °C
ERA
nesër (e enjte dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.