TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e lagjes “Kiras” në Shkodër janë terrorizuar mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë zjarri.
Burimet bëjnë me dije se banorët e zonës kanë njoftuar policinë, dhe për ngjarjen në fjalë është arrestuar një 20-vjeçar, i identifikuar si Petrit Isaj.
Isaj është gjetur i shtrirë në lagjen “Kiras” dhe në gjendje të dehur. Pas kontrollit nga policia, 20-vjeçarit ju gjet një armë zjarri me të cilën mendohet të ketë shtënë.
Arma është sekuestruar, ndërsa Isaj është shoqëruar në polici.