TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky do të ishte një takim që do të shkaktonte një “shkëndijë rrufeje” reciproke. Kështu përshkruhet shkurtimisht në revistën franceze Paris Match takimi i parë mes dy individëve që çoi në martesën e parë (e të fundit) mbretërore të Shqipërisë.
Ahmet Zogu ishte pagëzuar me kurorën mbretërore në 1 shtator 1928, por martesa e tij do të ndodhte 10 vjet më vonë ose disa muaj më vonë pas njohjes së parë në Tiranë me konteshën hungarezo-amerikane Geraldinë.
Geraldinë d’Apponyi de Nagy-Appony ishte e bija e një konti nga një familje e vjetër aristokratike Hungareze dhe Amerikane, dhe në pemën e saj gjenealogjike kishte shumë perandorë, princ dhe arqidukë.
Ajo ishte 22 vjeçe, shumë e bukur, sportive, besnike duke premtuar të bëhej një mbretëreshë perfekte. Atë e kishin fotografuar gjatë ballos në Tiranë dhe pasi kanë biseduar me të vëllain e saj e kanë ftuar të vinte në Tiranë si një e fejuar potenciale.
Martesa ka ndodhur në 27 prill 1938, një martesë civile sepse martesa në kishë nuk ishte lejuar për shkak se Ahmet Zogu ishte mysliman, dhe Papa nuk i kishte dhënë leje konteshës të martohej me një mysliman.
Në 5 prill 1939 mbretëresha Geraldinë do të lindte trashëgimtarin e saj Princin Leka. Por dy ditë në vonë, në 7 prill 1939, Shqipëria do të pushtohej nga Italia dhe së bashku me djalin e mbretin Zog, Geraldina do të detyrohej të merrte rrugën e mërgimit.
[gallery columns="1" ids="48538,48537,48536,48535"]