TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë para ndeshjes me Teutën, që mbyll këtë vit, trajneri Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme të shtypit, ku foli për kundërshtarin e nesërm, objektivin e titullit kampion dhe sigurisht për merkaton e dimrit:
TEUTA - “Nesër luajmë takimin e fundit dhe shpresojmë të fitorja për t’i uruar në mënyrën më të mirë tifozët për festat e fundvitit. Përballë kemi Teutën, që nuk është në pozita të mira në klasifikim, por në fushë luan mirë dhe e dimë që do të djersijmë për ta mbyllur këtë vit me fitore. Nën drejtimin tim, në ndeshjet me Teutën Skënderdeu ka fituar, por statistikat nuk tregojnë asgjë. Dhet të luftojmë fort në fushë”.
TITULLI - “Titulli nuk është i mbyllur. Kemi një diferencë prej 9 pikësh, që na jep qetësi, por nëse duam të rritemi më shumë, duhet të hyjmë me motivim maksimal në çdo ndeshje”
MERKATO - “Do të merremi me merkaton pasi të mbyllim ndeshjet. Nuk flas dot paraprakisht, por një ekip si Skënderbeu duhet të përforcohet dhe pastaj të mendojmë për shitjet. Kam biseduar me presidentin dhe ne si staf nuk kemi pushime, pasi do të ndjekim disa lojtarë, të cilët mund të bëjnë diferencën dhe që kanë cilësi për ta çuar ekipin një hap më përpara”.