TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka lënë sërish pezull mundësitë për dekretimin ose jo të Kryeministrit Rama në postin e Ministrit të Jashtëm.
Presidenti, i pyetur sot gjatë vizitës që zhvilloi në Lezhë rreth kësaj çështje, deklaroi se përgjigja e tij do të jepet brenda afateve kushtetuese, duke mos dhënë detaje të tjera.
Meta shtoi se përgjigja e tij do të jetë “me qetësi por pa dashuri”, duke rritur mjegullnajën dhe spekulimet nëse kreu i shtetit do ta dekretojë apo jo Edi Ramën si kryediplomat të vendit.
Dialogu i Presidentit Meta me gazetarët rreth kësaj çështje
Pyetje: Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?
Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje.
Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.