TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhihadistët e ISIS kanë publikuar një fotografi të një xhihadisti të armatosur dhe një logo bombe mbi të cilën qendron simboli i famshëm i terroristëve ndërsa në sfondin mbrapa duket një stadium. Simboli zyrtar i evenimentit që do të mbahet në Rusi është gjithashtu pjesë e fotos, pjesë e premtimit alarmues që xhihadistët bëjnë për të sjellë terror në kompeticion.
10 mijë e më tepër tifozë anglezë pritet të akomodohen në Shën Petersburg për turneun njëmujor. Gjithashtu frika ka pushtuar dhe francezët e belgët, të cilët pritet të marrin masa të jashtëzakonshme që asnjë shtetas përkatës të mos cënohet, qofshin këta lojtarë, trajnerë ose tifozë të thjeshtë.
Qyteti i dytë më i madh rus ishte skenë e një sulmi të tmerrshëm të ISIS ku një bombë në një valixhe shpërtheu në një metro të qytetit, duke vrarë 14 veta dhe duke krijuar një kaos të jashtëzakonshëm. Sulmi ishte kundërpërgjigjje e terroristëve kundër masave që Rusia mori për t’i larguar ata nga Siria.
TPZ.AL