AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 09:44

E rëndë në Fier, makina përplas për vdekje të miturin


Një 14-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Fier në vendin njohur si “Fermë Çlirim”.

Mësohet se i mituri 14-vjeçar po kalonte rrugën në momentin që është përplasur nga automjeti.

Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, 14-vjeçari nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.