AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 10:18

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Shkodrës, ngeci në vetting/ EMRI

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Shkodrës, ngeci në vetting/ EMRI

KPK ka shkarkuar pak minuta më para gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Ahmet Jangulli pasi nuk justifikonte pasurinë.

Jangulli kishte probleme me blerjen dhe shkëmbimin e një automjeti tip “Benz”, si edhe me lëshimin e 12 milionë lekëve si hua te dy njerëz të afërm të tij. Tjetër shkak për shkarkimin e tij është bërë lëshimi i e 12 milionë lekëve si hua te dy njerëz të afërm të tij.

Sipas hetimin administrativ, rezulton se ai nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e atij automjeti. Po kështu, për huat e lëshuara pa interes të të afërmit ka deklarata noteriale të paplota dhe nuk justifikohet burimi i tyre.

Arsyeja e tretë që ngecu në vetting është kredia prej 700 mijë lekëshe, që rezulton se është marrë nga bashkëshortja e gjyqtarit, por ky i fundit ka thënë se bashkëshortja është dorëzani në këtë kredi dhe se nuk është marrë për llogari të saj. TPZ.AL