TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas atentatit që ndodhi mbrëmë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë, ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
I pyetur nga gazetarët gjatë ministerialit të BE për Ballkanin Kriminal Xhafaj tha se shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale.
Reagimi:
Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale.
Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon.
Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale. TPZ.AL