TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dyshohet se shkak për atentatin e mbrëmshëm është bërë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, kjo solli përplasjen midis dy grupeve të rrezikshme.
Ervis Martinaj ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, më pas i dashuri i saj së bashku me 4 miqtë kanë nisur sherr fizik.
Ervis Martinaj dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.
Në këtë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Vis Martini dhe Leart Hato.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit ku u përplasën dy grupet, në vijim pritet edhe deklarata e policisë. TPZ.AL