AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 10:33

Vrasja në Bllok, zbulohet emri i vërtetë i viktimës, mbante në xhep dokumentin e të vëllait

Vrasja në Bllok, zbulohet emri i vërtetë i viktimës, mbante

Personi i vrarë natën e kaluar gjatë përpleshjes me armë në lokalin Solomon në zonën e ish bllokut nuk është Rigers Gaxhaj. Viktima, truproja e Ervis Martinajt ishte person i shpallur në kërkim dhe si i tillë, lëvizte me kartën e identitetit të të vëllait të tij.

Për këtë arsye, policia pas verifikimeve që ka bërë, doli në përfundimin se personi i vrarë nuk është Rigers Gaxhaj, por Fabiol Gaxhaj, person i shpallur në kërkim.

Ende nuk është saktësuar se për çfarë ishte në kërkim Fabiol Gaxhaj, por duket se ai lëvizte i lirë në bllok dhe i armatosur.

Vrasja dhe plagosjet natën e kaluar në bllok, duket se kanë qenë pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale, nga ku ka mbetur i plagosur Ervis Martinaj dhe Leart Hasa.