AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 10:57

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Policia shoqëron këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjata u mor në pyetje në ambientet e policisë dhe ka dalë prej 20 minutash.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqipta,r ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime për “BalkanWeb” pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.