TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka thënë gjatë një konference se duhet të bëhet më shumë nga të gjitha partitë politike për të frenuar varfërinë në Shqipëri.
Sipas Ahmetaj varfëria është një nga “plagët” e shoqërisë shqiptare, duke theksuar se përballja me këtë fenomen duhet të intensifikohet, pasi sipas tij, ajo nuk mbaron me një mandat qeverisës.
“Varfëria luftohet me reforma. Ka nevojë për një reflektim edhe për partitë politike, ulja e saj është një qëllim për të gjitha qeveritë dhe partitë. Këtu mund të vërtetojmë se çfarë do të thotë të bësh reforma të thella. Jam i bindur se qytetarët do të thonë se Shqipëria ka varfëri në Tiranë, Durrës, po ore po, patjetër që ka varfëri. Në çdo 6 mujor ka rritje ekonomike.
Puna e Bankës së Shqipërisë është për t’u vlerësuar, qoftë në aspektin në uljen e kredive të këqija, qoftë në aspektin e inflacionit.”- Shpjegoi Ahmetaj.
Deklarata:
Varfëria luftohet me reforma. Ka nevojë për një reflektim edhe për partitë politike, ulja e saj është një qëllim për të gjitha qeveritë dhe partitë.
Këtu mund të vërtetojmë se çfarë do të thotë të bësh reforma të thella. Jam i bindur se qytetarët do të thonë se Shqipëria ka varfëri në Tiranë, Durrës, po ore po, patjetër që ka varfëri. Në çdo 6 mujor ka rritje ekonomike. Puna e Bankës së Shqipërisë është për t’u vlerësuar, qoftë në aspektin në uljen e kredive të këqija, qoftë në aspektin e inflacionit.
Të hyrë vizitorë të huajnë janë 1.4 milionë, ka 26 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar. Rritja e pagave për mësuesit, ushtarakët, bonusi për bebet, taksa progresive. Rritja e pagave të administratës sërish, të gjitha këto janë konsekuencat e referomave. Kur bëjmë bilancin, një qeveri si kjo e jona nuk e ka luksin të mburret, por një reflektim duhet ta bëjmë. TPZ.AL