AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 10:28

Profili/ Gjithçka duhet të dini rreth të plagosurit në bllok

Një atentat i organizuar ndaj bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, është mbyllur me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Objektivi i këtij atentati, që, sipas Policisë, ishte 36- vjeçari Martinaj, ka mbetur i plagosur nga një plumb që e ka goditur në qafë.

Ndërsa bodigardi i tij, Rigers Gaxha, i cili i ka dalë para në momentin që ka parë atentatorin, ka mbetur i vrarë pasi është goditur në kokë.

dhe në trup me pistoletë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe miku i Ervis Martinajt, shtetasi Lerat Hasa, i cili, sipas mjekëve.

të Spitalit të Traumës, ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka plagë të rënda në organet e brendshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në ambientet e një lokali në pronësi të biznesmenit Redi Popesku, në zonën e ishBllokut. Policia mbërriti menjëherë në vendin.

e ngjarjes, por ndërkohë atentatori kishte arritur të largohej. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar me motor, me ndihmën e ndonjë

personi tjetër, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja, rruga ka qenë thuajse tërësisht e bllokuar nga trafiku. Forca të shumta policie.

rrethuan për orë të tëra vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerë sekuestruan serverët e kamerave të sigurisë pothuajse në të gjitha.

bizneset rreth vendit të ngjarjes.

Po kush është Ervis Martinaj

Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Sipas deklaratave të  Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Gjithashtu kundër Martinjat kanë dëshmuar edhe disa tregtarë në Lezhë, se u kërcënuan nga Ervis Martinaj për të folur në media kundër dëshmitarit të mbrojtur.

Në foton poshtë Martinaj është personi që mban dorën në qafën e Enton Nikës në krahun e djathtë të fotografisë. Pak minuta më pas, Nika mbeti i vrarë nga plumbat e pistoletës.

Për këtë ngjarje Martinaj u arrestua. Ai u akuzua për moskallëzim krimi dhe Gjykata e Tiranës e dënoi me dy vjet burg, por Apeli vendosi prishjen e këtij vendimi për të dhe dy persona të tjerë që akuzoheshin për të njëjtën vepër penale. Ndërsa autori kryesor i kësaj ngjarjeje, Emiljano Tasho, u akuzua për vrasje dhe u dënua me 14 vite burgim.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale.

Gjitashtu Martinaj, kishte kërcënuar në 20 tetor 2013 shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Githashtu Ervis Martini u përfshi në një konflikt me armë zjarri gjatë orëve të vona të 8 korrikut në një lokal në Dhërmi. Nga të shtënat, fatmirësisht, nuk ishte të lënduar.