TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, e pyeti biznesmenin Samir Mane, se përse ai la Austrinë për Shqipërinë dhe këtu gjeti parajsën në një kohë që mijëra njerëz largohen nga ky vend.
Bushati: Jetojmë në një vend ku sondazhet thonë duhet të largohemi nga Shqipëira, për të pasur një jetë më të mirë. Si ka mundësi që ju ishit mirë në Austri dhe erdhët këtu për të shumfishuar paratë e tua, ndërkohë që të tjerët duan të ikin?
Samir Mane: Dhe ne jemi të surprizuar nga ky sukses që kemi arrtur, unë kam ardhur në Shqipëri jo se jam patriot i madh, por sepse atje ku punova unë filluan reduktimin, dhe prandaj erdha në Shqipëri për të rifituar. Në Austri nuk mund të bëja dot Qendër Tregtare, këtu po, sepse nuk kishte, po kështu edhe supërmarketet. Unë ndërtova supermarket vetëm me rafte 300 mijë euro, dhe e shita 30 milion euro. Ky është suksesi im. Investimet e mia më të mëdha do të fillojnë në Maqedoni, dhe mendoj të investojë deri në 300 milionë euro, punoj në Kosovë, në shumë vende të tjera, pse kjo do të thotë se kam mbështetje politike, unë mendoj jo.
/TPZ.AL/