AKTUALITET, 7 November 2026, 14:12

EMRI/ Identifikohet 62-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në minierën e Martaneshit

EMRI/ Identifikohet 62-vjeçari që humbi jetën në

Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një 62-vjeçari në një galeri kromi në zonën e Krastës, në Martanesh.

Viktima është identifikuar si Gëzim Muça, i cili ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke punuar në minierë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk dihen detaje të plota mbi mënyrën se si ka ndodhur aksidenti fatal.

Autoritetet pritet të kryejnë hetimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.